Ballina Aktualitet Arrestimi i Vlora Hysenit/ Caktohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ja...

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Caktohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ja çfarë pritet

48
0

Javën e ardhshme pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, në një seancë që vjen menjëherë pas zhvillimeve me arrestimin e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni.

Vendosja në “Arrest në shtëpi” e Hysenit, e caktuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me kërkesë të SPAK-ut në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSH-it dhe dyshimeve për nxjerrje informacionesh sekrete te Ergys Agasi, ka krijuar një goditje të fortë në piramidën e sigurisë shtetërore.

Zhvillimet e ditëve të fundit kanë ngritur shqetësime të mëdha mbi kontrollin dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar në nivelet më të larta të shërbimit sekret.