Ballina Europë Kreditë, kursimet dhe frangu: Banka Kombëtare e Zvicrës mban normën e interesit...

Kreditë, kursimet dhe frangu: Banka Kombëtare e Zvicrës mban normën e interesit në 0 për qind

29
0

Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) vendosi sot ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 0 për qind. Institucioni vlerëson se inflacioni, megjithëse u rrit nga 0.6 për qind në maj në 0.8 për qind në gusht, mbetet nën kontroll. Rritja lidhet kryesisht me çmimet më të larta të energjisë.

SNB parashikon inflacion mesatar prej 0.7 për qind për vitin 2026 dhe 0.8 për qind për 2027-ën. Ekonomia zvicerane pritet të rritet ndërmjet 1.5 dhe 2 për qind këtë vit, ndërsa papunësia është rritur lehtë. Banka mbetet e gatshme të ndërhyjë në tregun valutor nëse është e nevojshme.

Vendimi ruan për momentin një mjedis relativisht të qëndrueshëm për kreditë, hipotekat dhe kursimet. Megjithatë, nuk garanton që çdo interes hipotekar apo qira do të mbetet automatikisht i pandryshuar, pasi ato varen edhe nga bankat, afati i kontratës dhe norma referente.