Spektakël dhe lumë golash në duelet e Ligës së Kombeve. Norvegjia dhe Portugalia arritën të bënin detyrën në shtëpi duke arkivuar 3 pikë të arta, ndërkohë që Greqia përmbysi me rezultatin 1 me 2 Serbinë në mes të Beogradit. Në duelin e Grupit B, Austria ia doli ndaj Izraelit duke triumfuar me shifrat 3 me 1.
Fitore të artë regjistroi në transfertë edhe Lituania e Ruzgis, që mposhti 0 me 2 Lihtenshtejnin. Në këtë përballje pati minuta edhe për sulmuesin e Besës, i cili u hodh në fushë në minutën e 73-të.
Erling Haland nuk di të ndalet para portës dhe nuk ka rëndësi a është në klub apo në përfaqësuesen e Norvegjisë. Sulmuesi është i pandalshëm dhe këtë e ka konfirmuar edhe sot në ndeshjen e Ligës së Kombeve përballë Danimarkës.
Ai ka lënë pas dy legjenda të mirëfillta të futbollit siç janë Zlatan Ibrahimoviç dhe Ronaldo “Fenomeni” të cilët në karrierën e tyre ishin ndalur në kuotën e 62 golave me ekipin përfaqësues.







