Ballina Aktualitet Qytetari i drejtohet Ramës: Çfarë i duket vetja, hoxhë? Kjo lloj hipokrizie...

Qytetari i drejtohet Ramës: Çfarë i duket vetja, hoxhë? Kjo lloj hipokrizie duhet kundërshtuar

38
0

Protesta qytetare kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij vijon për të 117-ën ditë radhazi.

Gjatë protestës, një prej qytetarëve hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te deklaratat e tij gjatë pandemisë së Covid-19 dhe te qëndrimet e tij ndaj besimtarëve myslimanë.

‘Hoxhë Ramës, që gjatë Covid-it na nxirrte hadithe e ajete kuranore duke na shpjeguar se si veprohet në pandemi. Edhe bënte si një hoxhë i dijshëm’, u shpreh protestuesi.

Ai përmendi edhe një deklaratë të Ramës gjatë protestave në Vlorë.

Protestuesi kritikoi gjithashtu rrethimin e Xhamisë së Madhe gjatë protestave, duke e cilësuar këtë si hipokrizi dhe mungesë respekti ndaj objekteve të adhurimit.

‘Çfarë i duket vetja me këtë hipokrizi që shkon dhe rrethon xhaminë e madhe sa herë që ka protestë’, u shpreh ai, duke iu drejtuar edhe besimtarëve myslimanë dhe atyre të feve të tjera.

Sipas tij, gjatë protestave janë krijuar situata tensioni edhe në momentin kur po bëhej thirrja e namazit.

‘Hoxhë Ramës, që gjatë Covid-it na nxirrte hadithe a ajete kuranore duke na shpjeguar se si veprohet në pandemi. Edhe bënte si një hoxhë i dijshëm.

Çfarë i duket vetja hoxhë Ramës, që doli ditën e dytë të protestës e tha në Vlorë, ‘nuk po vjen Izraeli, po vjen Katari, po ju nuk e kuptoni këtë, ju e kundërshtoni këtë, ju nuk jeni Allah e Kuran’. Pra po na mëson fenë.

E çfarë i duket vetja me këtë hipokrizi që shkon dhe rrethon xhaminë e madhe sa herë që ka protestë. Të nderuar besimtarë myslimanë, po edhe besimtarë të feve të tjera sepse aty mund të ishte një objekt adhurimi i një feje tjetër fare mirë.

Një objekt adhurimi aty nuk është thjesht një objekt që thjesht mund të rrethohet, sepse takon që është brenda perimetrit të sigurisë ku ata duan të kalojnë teksa ne i gjuajmë me vezë. Ky lloj durimi, që disa nga ju po bëjnë durim, nuk është ai durimi i mirë që na mëson e feja që të durojmë.

Ne ishim aty duke u shtyrë me policinë edhe po bëhej thirrja e namazit të drekës. Për kë po bëhej? Aty nuk mund të lejohej askush, sepse deputetët po qanin se ne nuk mund të shihnim makinat tona, makinat e paguara me taksat tona, me vezë.

Kjo lloj hipokrizie duhet kundërshtuar. Kjo është argumenti më i fortë që komunizmi nuk ka mbaruar ende e këta nuk kanë asnjë lloj respekti për institucionet fetare dhe objektet e adhurimit.

Të nderuar besimtarë, po e përsëris prapë, ndalojeni këtë lloj durimi të keq. Bashkohuni këtu me ne për të larguar pushtetin të dhunshëm e mizor.

Faleminderit!’, u shpreh i riu gjatë fjalës së tij.