Ballina Kosovë Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri...

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës

28
0

Ambasada amerikane në Prishtinë deklaroi se mezi pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për të “avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”.

Njoftimi i Ambasadës, vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese tha se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është zgjedhur në mënyrë kushtetuese.

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen në rajon, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet deklaratën e shkurtër të ambasadës.

Gjykata më e lartë në vend po ashtu qartësoi se deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë kanë afat deri më 6 tetor që të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Sa i përket konstituimit të Kuvendit, Kushtetuesja u kërkoi deputetëve që ta zgjedhin edhe nënkryetarin e dytë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kuvendi u konstituua më 13 shtator dhe disa orë më vonë u votua edhe Qeveria Kurti 4.

Gjithashtu, Gjykata ka njoftuar se afati për zgjedhjen e presidentit skadon më 6 tetor, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje në mes të nëntorit.