Brazili shmangu humbjen ndaj Australisë, duke barazuar 1-1 në minutën e 95-të.
Irankunda kaloi australianët në epërsi në minutën e 68-të me një goditje spektakolare nga gjuajtja e lirë.
Kur gjithçka po shkonte drejt fitores së Australisë, Rayan shënoi me kokë pas një krosimi nga Raphinha, duke i dhënë Brazilit barazimin në sekondat e fundit.
Rezultati i radhës nuk e ndihmon Carlo Ancelottin, i cili po përballet me presion dhe mosbesim në krye të Brazilit, pas eliminimit në fazën e 1/8 së Botërorit.







