Një sërë skandalesh të njëpasnjëshme kanë tronditur themelet e qeverisjes, duke paralajmëruar zhvillime edhe më të forta në skenën politike shqiptare. Për ata që ndjekin me vëmendje jetën publike dhe politike të vendit, këto ngjarje nuk kanë ardhur si një rrufe në qiell të hapur.
I ftuar në një emision televiziv Erjon Murataj, u shpreh se tashmë në dritë kanë dalë akuza të rënda lidhur me keqpërdorimin e besimit të qytetarëve nga figura të larta, duke përfshirë emra si Ergys Agasi dhe ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Murataj u shpreh se situata bëhet edhe më e qartë kur kujtohen goditjet e fundit: nga rënia e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, te kërkesat për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe prangosja e një sërë drejtorësh e ministrash.
“Për këdo të thelluar të paktën në jetën publike dhe po dhe politike të vendit kjo nuk ka qenë diçka e papritur.
Pra fjalë kishte. Për më tepër që disa nga njerëz të caktuar kanë pasur dhe informacione. Ë, të mendohesh që ë, emra si Ergys Agasi apo zonja e cila ishte drejtuese e shërbimit informativ të shtetit, ë keqpërdorin besimin jo thjesht të Edi Ramës por të qytetarëve, sepse janë të mandatuar nga qytetarët për të qeverisur.
Ë, pa dyshim që është e pritshme kur ti ke parë një seri skandalesh. Pra, ti ke parë të rrëzohet një ish-zëvendës kryeministër si Arben Ahmetaj. Ke parë që kërkohet arrestim për Belinda Ballukun prapë zëvendës kryeministre. Ke një seri drejtoresh dhe ministresh pas hekurave. Tani të gjitha këto të çojnë në një optikë të shëndoshë mendore që vijon gjëja më tej.”







