Ballina Sport Statistika e pabesueshme të Haaland

Statistika e pabesueshme të Haaland

39
0

“Specialiteti im është të shënoj gola. Jam shumë i mirë në këtë dhe kam edhe goxha fat”, – kishte thënë Erling Haaland pas dopietës ndaj Senegalit në Botërorin e verës. Shifrat me kombëtaren norvegjeze e konfirmojnë. Pas 2 golave ndaj Danimarkës (3-2), ai ka 64 gola në 56 ndeshje, me një mesatare të jashtëzakonshme prej 1.14 golash për ndeshje.

“Është çmenduri”, – tha shoku i skuadrës Sander Berge, ndërsa Kristoffer Ajer e cilësoi “futbollistin më të mirë në botë”. Me dopietën ndaj Danimarkës, Haaland u bë lojtari i parë që arrin 20 gola në “Nations League”; tashmë ka 21. Me Norvegjinë debutoi më 5 shtator 2019 ndaj Maltës, ndërsa golin e parë e shënoi më 4 shtator 2020 kundër Austrisë. Në ndeshjen pasuese ndaj Irlandës së Veriut realizoi dopietë.

Në 6 ndeshjet e fundit me Norvegjinë ka shënuar 9 gola, 7 në Botëror dhe 2 ndaj Danimarkës. Trajneri Ståle Solbakken tha: “Ka cilësi fizike fantastike dhe është më i mirë se kurrë në krijimin e aksioneve, por zotëron diçka që nuk mund të stërvitet. Është e pamundur të shpjegohet apo mësohet, ka lindur me atë instinkt”.

Trajneri danez Brian Riemer paralajmëroi: “Ndonjëherë zhduket nga loja dhe nuk e vëren. Pastaj i jep mundësinë më të vogël dhe je në disavantazh”.