Ballina Opinion Dinastia e Lavdishme e Muzakajve/ Duhet të vendoset përmendore madhështore...

Dinastia e Lavdishme e Muzakajve/ Duhet të vendoset përmendore madhështore të fisnikëve të saj në Kosovë

45
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Duke u nisur nga aktiviteti historik lutarak, patriotik e kulturor; për nga rëndësia dhe jetëgjatësia e Dinastisë së Lavdishme Muzakaj, prej numrit të madh të fisnikëve të shquar të dalë nga kjo Derë fisnikërie,  nisur nga historia nga ajo  se cfarë kam lexuar e studiuar më rezulton se Muzakajt janë  në qëndër të Historisë mesjetare shqiptare e cila  ka sunduar në një hapësirë të madhe të trojeve arbërore, por që aktiviteti i kësaj Dinastie u ka shërbyer në mbrojtje dhe në ndihmë të të gjitha trevave shqiptare  që kanë qenë nën sundimin bizantin, latin,bullgar, serb dhe osman.

Shteti i parë shqiptar i pavarur në Mesjetë ishte Principata e Lavdishme e Muzakajve.

Dinastia e Lavdishme e Muzakajve ka meritën e madhe pasi ajo gjithmonë është përpjekur për të krijuar një shtet të pavarur shqiptar, dhe për këtë arësye ajo ka luftuar kundër Konstandinopojën , Carëve të Serbisë dhe kundër të gjithë atyre që mbanin të pushtuara trojet arbërore në Mesjetë  pas kryqëzatës së 4-t të vitit 1204.

Muzakajt kanë luftuar  me anzhuinët e Napolit (1273-1281), ku kreu i  derës së Muzakajve, Gjoni I Muzaka, u shqua si një ndër krerët kryesorë të qëndresës.

Despoti Andrea II Muzaka, synonte të krijonte mevehtësinë e zotërimeve të Muzakëve, prandaj drejtoi lëvizjen antibizantine të viteve 1335 – 1341, por dështoi dhe pas shtypjes të kryengritjes, Perandori urdhëroi shpronsimin dhe dëbimin e fisnikëve Muzaka. [Robert Elsie. A biographical Dictionary of Albanian Histrory. I.B. Tauris 2012]

Por më e rëndësishmja në historinë e Diunastisë Muzakaj është lufta kundër pushtuesve sllavo-serb të trojeve shqiptare. Pasojet më të rënda nga  Perandoria serbe u janë shkaktuar sidomos shqiptarëve të Dardanisë dhe nuk e di se në Kosovë a ka ndonjë emërtim të ndonjë rruge, sheshi, institucioni  dhe  busti  nga dinastia e Muzakajve, të cilët kanë meritën e madhe se ata krijuan  Despotatin e Beratit, me tiparet e një shteti shqiptar administrativo-ushtarak autonom të cilët  luftuan dhe mposhtën Perandorinë kryqtare  serbe, një Perandori  kriminale dhe  gjenocidiste shqiptarëvrasëse  por që pasojat më të rënda i vuajtën shqiptarët e Dardanisë të cilët ishin në prag të asimilimit të plotë, por që kjo u ndërpre nga pushtimi Osman i Kosovës dhe Ballkanit,pushtim  nën të cilin për 500 vite ranë edhe armiqt e shqiptarëve grekët, bullgarët  e serbët barbarë e zullumqarë kundër të cilëve gjatë një periudhe mbi 200 vjecare luftuan fisnikët dhe bujarët e dinastisë Muzaka.

Dhe pas 500 vitesh kur filloi rënia e Perandorisë Osmani pikërisht po këta armiq mesjetar të shqiptarëve si serbët e grekët  bënë kualicionin dhe ushtruan gjenocid gjatë dy shekujve , 19 dhe 20 kundër shqiptarëve qofshin ata muslimane apo kristian për t’i dëbuar nga trojet dhe për t’i asimiluar. Pra para pushtimit Osman të Ballkanit ka pasur shqiptarë dhe kanë qenë etnia më e madhe e Ballkanit ,egzistenca e të cilëve ka qenë gjithmonë e kërcënuar  nga romakët, bizantinët, serbët, bullgarët dhe latino-kryqtarët. Dhe shqiptarët edhe kur ishin shumica e tyre   ortodoks  i kishin po këta armiq sllavo-grekë ortodoks dhe europian edhe në Mesjetë.

Pra, fisnikëria dhe shqiptarët ortdoksë në Mesjetë luftuan kundër perandorive ortodokse të Bizantit, Bullgarisë dhe Serbisë , ashtu sikurse pas 500 vitesh peshën kryesore kundër po serbëve, grekëve dhe bullgarëve por edhe kundër perandorisë Osmane e mbajtën shqiptarët muslimanë , kryesisht ata të Kosovës.Historia duhet rishkruar , sepse këto të vërteta që citova më lart nuk u pëlqejnë armiqve të shqiptare  atyre që kanë ngritur shtetet e tyre mbi trojet e shqiptarëve, dhe as Europës në tërësi që edhe ajo ka mëkatet e mëdha që e kanë miratuar dhe mbështetur këtë padrejtësi kundër shqiptarëve

Muzakajt kanë specifikë të vecantë nga shumë fisnikë të  tjerë shqiptarë, pasi Muzakajt nuk lidhnin miqësira e krushqira e Dinastinë  dhe as me carët serbë  të cilët ishin armiqt më të egër të shqiptarëve, dhe sidomos të shqiptarëve të Dardanisë por edhe kudo që ata pushtuan tokat e Ilirikut shkretuan , vranë, dogjën , dëbuan dhe bënë lloj-lloj masakrash kundër shqiptarëve, ndërsa Muzakajt  kanë qenë qëndrestarët që  i kanë thyer e mposhtuar pushtuesit barbar serbë.

Dinastia Muzaka ka qenë e pranishme kudo në ngjarjet më rëndësi madhore historike për etninë shqiptare, kanë marrë pjesë  në Betejën e Kosovës kundër Osmanëve në vitin 1389, ku u vra Teodor Muzaka. Ndërsa ,Jakup Bej Muzaka (i biri i Teodor III Muzakës) shërbeu si sanxhak-be i Sanxhakut të Shqipërisë nën Perandorinë Osmane.

Sanxhaku i Arbërisë përfaqëson përkufizimin e parë të Arbërisë nga Perandoria Osmane si njësi territoriale, që lidh etninë shqiptare dhe gjuhën shqipe  me një territor të caktuar.

Muzakajt shquhen edhe si luftëtarë fitues të luftrave të mëdha, por  edhe si politikanë dhe diplomatë të cilët me diplomacinë e tyre  i shfrytëzuan mjaft mirë rrethanat e kohës duke i shfrytëzuar ato  me qëllim që të zgjeroheshin me territore dhe që e njohën sundimin e tyre si principatë e pavarur nga Perandoria bizantine por më vonë edhe si sanxhak arbëror nga Perandoria Osmane.

Teodor Muzaka i Riu dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje kanë marrë pjesë pjesë edhe në Lidhjen e Lezhës në Epokën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.

Pra në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare  kanë marrë pjesë jo një por më shumë fisnikë nga kjo Dinasti e Lavdishme Shqiptare.

Nga Dinastia Muzaka shquhen edhe  Gjin Muzaka, despotit të Beratit, zot dhe sundimtar i Myzeqesë, Selenicës së Vlorës, Tomorricës, Skraparit, Oparit, Devollit, Korçës, Kosturit e deri në Janinë. Pas vdekjes së tij, titullin e despotit e trashëgoi djali i madh, Gjon Muzaka.

 Emrin i Familjes së madhe  fisnike Muzakaj përmebdet  nga rreth vitit 1090. Në fund të shek. XIII Muzakajt siguruan  prona të shumta me krahinat fqinje të Tomoricës, Skraparit, Këlcyrës e Beratit në perëndim dhe në ultësirën e Korçës në lindje.Principata e Muzakajve ishte Principata shqiptare më e Lavdishme dhe më jetëgjatë  e cila u krijua dhe sfidoi mbeturinat  kryqëzatës së 4-t që rrënuan e plackitën  Konstandinopojën , kulturën dhe qytetërimi e saj; të cilët  rrënuan dhe grabitën Ilirikun.

Muzakajt sfiduan dhe krijuan Principaten Shqiptare në luftë kundër Bizantinëve dhe Perandorisë serbe të Stefanëve nemajniqë. Në kohën e pushtimit serb të Stefan Dushanit (1345-1355) Muzakajt ishin frymëzuesit e qëndresës dhe ishin vazhdimisht në luftë me sundimtarin serb  të zonës së Beratit e të Vlorës, despotin Ivan Komnen Asenin. Në vitin  1350 Andrea II Muzaka cliroi  Beratin dhe dëboi  nga aty sundimtarin e  Stefan Dushanit. Despoti i Lavdishëm  Andrea II Muzaka theu në vitin 1370  ushtrinë e krajlit serb  Vukashin, dhe për këtë fitore të madhe e të rëndësishme të tij në mbrojtje të trojeve shqiptare por edhe të Konstandinopojës Johani V Paleologu, Perandori i Bizatin me këtë rast i dha  Andrea II Muzakës titullin e despotit, dhe bashkë me këtë i dhuroi emblemën  perandorake: shqiponjën me dy krerë. Pas një viti MUZAKA e cliroi edhe Kosturin dhe dëboi të birin e Vukashinit, Krajlevicin nga Kosturi.

Bashkë me konfirmimin e titullit despot, perandor Johani V Paleologu i kaloi Andrea II Muzakës edhe të drejtat mbi Kosturin. Ndonjë vit më vonë despot Andrea i rrëmbeu Mark Krajleviçit, të birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit.

Me këtë shkrim të shkurtër dua edhe t’ua tërheq vëmëndjen institucioneve akademike dhe atyre qeveritare  qëndrore e lokale  në Kosovë që nëse akoma nuk e kanë vlerësuar Dinastinë Muzakaj  e cila  nuk ka një, por ka një numër të madh meritorësh  fisnikë e bujarë  dhe që meritojnë  vendosjen e emrit  të tyre të ndonjë sheshi të madh, rruge kryesore , institucioni  dhe  ngritjen ndonjë  permendoreje historike kushtuar ndonjërit prej  sundimtarëve  nga kjo Dinasti e Lavdishme Shqiptare.

Le shërbejë ky opinion-propozim publik i mi edhe si propozim te institucionet qendrore e vendore jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë për ngritjen e një permendoreje madhështore për nder të Dinastisë së Lavdishme shqiptare të Muzakajve.