Ballina Kuriozitete Paralajmërimi i frikshëm i Bill Gates: IA mund të shkaktojë 1 miliard...

Paralajmërimi i frikshëm i Bill Gates: IA mund të shkaktojë 1 miliard vdekje nëse bie në duar të gabuara

32
0

Inteligjenca Artificiale (IA) është mjaftueshëm i fuqishëm për të vrarë një miliard njerëz nëse bie në duar të gabuara, paralajmëron Bill Gates, ndërsa bashkëthemeluesi i Microsoft bëri thirrje për rregullim më të rreptë të kësaj teknologjie nga qeveritë.

“IA është padyshim mjaftueshëm i fuqishëm për të shkaktuar ngjarje që mund të çojnë në vdekjen e një miliard njerëzve”, i tha Gates NBC News. “Pra, edhe pse është mjaft e vështirë të arrihet në 100 për qind [të njerëzimit], nuk ka pasur kurrë një armë kaq të fuqishme sa kombinimi i njerëzve me qëllime të këqija dhe përdorimi i mjeteve më të avancuara të IA.”

Debati mbi sigurinë e IA është përshkallëzuar gjatë javëve të fundit, pas një sërë incidentesh të profilit të lartë në fushën e sigurisë kibernetike, kanë ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e laboratorëve kryesorë të IA, si OpenAI dhe Anthropic, për të kontrolluar modelet e tyre.

Këtë javë u bë e ditur se një sistem i OpenAI kishte hakuar faqen e internetit të një shërbimi australian të shëndetit publik. Kompania me bazë në San Francisko nuk e raportoi sulmin te qeveria australiane për disa muaj pas ndodhjes së tij, gjë që kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, e cilësoi si “qartësisht të papranueshme”.

Këtë muaj, Anthropic deklaroi se militantë jemenas, të dyshuar se ishin Houthitë të mbështetur nga Irani, kishin tentuar të përdornin modelin e saj të IA-së, Claude, për të zhvilluar udhëzime, sisteme kontrolli dhe softuer navigimi për raketa balistike.

Pavarësisht shqetësimit në rritje në Silicon Valley dhe kundërshtimit gjithnjë e më të madh të publikut ndaj kësaj teknologjie, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vazhduar të kundërshtojë rregullimin e IA-së. Ai i ka cilësuar shqetësimet për sigurinë si një “mashtrim” dhe ka kundërshtuar atë që e ka quajtur një “skemë globaliste” për të kontrolluar teknologjinë.

Sam Altman i OpenAI dhe Dario Amodei i Anthropic folën të dy këtë javë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kanë bërë thirrje që SHBA-ja të udhëheqë një koalicion ndërkombëtar për vendosjen e standardeve të sigurisë për AI-në, mes thirrjeve më të gjera për ngadalësimin e zhvillimit të modeleve më të avancuara.

Megjithatë, një takim mes Trumpit dhe presidentit kinez Xi Jinping në Nju Jork këtë javë nuk solli ndonjë angazhim domethënës për kufizimin e zhvillimit të kësaj teknologjie.

Në një intervistë të zhvilluar të mërkurën, e cila pritet të transmetohet këtë fundjavë në emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Gates tha se Uashingtoni “patjetër” duhet të miratojë legjislacion federal për të vendosur masa mbrojtëse dhe mekanizma monitorimi mbi zhvillimin e IA-së.

“Askush nuk mendon se vetërregullimi është i mjaftueshëm”, tha ai, duke shtuar se legjislacioni do t’i shtonte industrisë “pak më shumë barrë administrative, por jo një ngadalësim dramatik të asaj që po bëjnë”.

Gates bëri dallimin mes mundësisë, në afat të shkurtër, që AI të keqpërdoret nga terroristë ose shtete që veprojnë jashtë normave ndërkombëtare dhe paralajmërimeve më afatgjata për një “rrezik ekzistencial”, të ngritura nga aktivistë dhe studiues të sigurisë së AI-së, si ish-kërkuesi i Anthropic, Jacob Coxon. Ky i fundit ka thënë se shumë zhvillues të IA-së besojnë se teknologjia mund të “na vrasë të gjithëve deri në fund të dekadës”.

Paralajmërimi i fundit i miliarderit vjen një muaj pasi ai u bëri thirrje politikëbërësve që të përcaktojnë disa profesione si “të rezervuara për njerëzit”, ndërsa në një ese prej 6,000 fjalësh parashikoi ndryshime të mëdha në tregun e punës.