Ballina Sport Ronaldo largohet menjëherë pas fitores, Jesus: Do të flas me të

Ronaldo largohet menjëherë pas fitores, Jesus: Do të flas me të

35
0

Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të ndeshjes Norvegji-Portugali me këtë të fundit që fitoi 1-2.

Kapiteni portugez nuk u aktivizua për asnjë minutë dhe, pas vërshëllimës së fundit, nuk qëndroi në fushë me pjesën tjetër të ekipit për të përshëndetur tifozët, por u drejtua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes.

Rasti u përmend edhe në konferencën për shtyp të Jorge Jesus.

Trajneri i Portugalisë tha se nuk e kishte vërejtur menjëherë situatën, por pranoi se do të duhej të bisedonte me kapitenin.

“E njoh shumë mirë. Do të duhet të flas me të”, tha Jesus.

Ronaldo, 41-vjeçar, e ndoqi të gjithë ndeshjen nga banka rezervë, në një situatë të rrallë për karrierën e tij me Portugalinë.

Sipas raportimeve, kjo ishte vetëm hera e tretë që ai ishte rezervist i papërdorur në një ndeshje të Portugalisë