Ballina Lifestyle Sylvester Stallone flet për martesën 29-vjeçare me Jennifer Flavin: Ende po mësoj

Sylvester Stallone flet për martesën 29-vjeçare me Jennifer Flavin: Ende po mësoj

20
0

Sylvester Stallone kujtoi 29 vitet e martesës së tij me Jennifer Flavin.Gjatë një paraqitjeje si i ftuar në ‘CBS Sunday Morning’, ai iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me një situatë në jetën e tij që do të donte ta përsëriste ose ta ndryshonte.

Stallone tha se ishte një pyetje e vështirë, pastaj foli me shumë emocion për gruan e tij Flavin. Çifti u takua rastësisht në një restorant dhe u martua në vitin 1997.

‘Do të doja ta kisha martuar gruan time rreth tetë vjet më parë. U solla si një idiot i plotë, duke i zvarritur gjërat. Ende po mësoj për marrëdhëniet, jam shumë i keq në këtë. Më vjen keq’, tha ai.

Kur u pyet nëse arsyeja për këtë ishte mungesa e dashurisë në fëmijëri, Stallone u përgjigj se ishte e mundur.

Ka shumë njerëz që kanë këto probleme, por nuk është faji juaj. Varet thjesht se si zhvilloheni. Duhet të kaloni jetën me këto probleme, ato nuk zhduken’, tha ai.

Ai shtoi se marrëdhënia e tij me Flavin e mësoi të donte në mënyrën e duhur.

‘Është një zakon, të mësosh të duash është një zakon i mrekullueshëm. Me gruan time, më në fund ia doli mbanë. Na u deshën rreth 60 vjet, por ia dolëm’, tha Stallone.

Stallone dhe gruaja e tij Flavin kanë vajzat Sophia, Sistine dhe Scarlet. Çifti gati u divorcua në gusht 2022, pasi Flavin pretendoi se ai po shpërdoronte qëllimisht pasuritë e tyre.

Pas pajtimit, Stallone tha se e kishte vënë punën para familjes, por se ishte një gabim i madh që nuk do të ndodhte më.