Ballina Bota Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë Kongresin

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë Kongresin

213
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer premtimin për t’u dhënë nga 5 mijë dollarë qytetarëve të rritur amerikanë, nëse republikanët ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit.

Trump e ka cilësuar nismën si një “dividend”, duke deklaruar se pagesat do të financoheshin nga të ardhurat e siguruara përmes tarifave doganore.

Presidenti amerikan e ka lidhur drejtpërdrejt realizimin e këtij premtimi me rezultatin e zgjedhjeve, duke argumentuar se qytetarët duhet të përfitojnë nga ajo që ai e konsideron sukses të politikave ekonomike të administratës së tij.

Megjithatë, shpërndarja e parave nuk është një masë e miratuar. Për realizimin e saj do të nevojitej miratimi i Kongresit, ndërsa ende nuk është përcaktuar një mekanizëm konkret financimi.

Nëse pagesa prej 5 mijë dollarësh do të përfshinte rreth 240-245 milionë amerikanë të rritur, kostoja e përgjithshme e programit mund të kalonte 1.2 trilionë dollarë.

Trump ka paralajmëruar gjithashtu se marrja e kontrollit të Kongresit nga demokratët do të sillte pasoja negative për ekonominë amerikane, deklarata që vijnë në kuadër të betejës politike për zgjedhjet e nëntorit.