Aktivisti Dritan Goxhaj, ka komentuar arrestimet që janë kryer gjatë protestës qytetare që po zhvillohet pranë Parlamentit, duke u shprehur se veprimet e policisë janë të jashtëligjshme. Në një prononcim për News24, ai deklaroi se protesta ishte e paralajmëruar dhe arrestim i i të qytetarëve është kryer jashtë perimetrit të sigurisë.
I pyetur për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike dhe forca të tjera opozitare për të enjten paradite, Goxhaj tha se qëndrimi i grupit të protestuesve mbetet i pandryshuar. Ai theksoi qe ata kanë qenë të qartë që prej fillimit të protestave, dhe solli në vëmendje sloganin e tyre “Rama në burg, Berisha në burg”.
“Nuk kemi asgjë të përbashkët, as me Berishën dhe as me Ramën”, theksoi ai.
Pyetje: Protesta e paralajmëruar nga PD të enjten paradite dhe forcave të tjera opozitare, cili do të jetë qëndrimi juaj? Dritan Goxhaj: Qëndrimi ynë ka qenë i qartë, Rama në burg, Berisha në burg. Nuk kemi asgjë të përbashkët, as me Berishën dhe as me Ramën.
Pyetje: Mos krijohet një lloj tensioni mes protestuesve dhe përkrahësve të opozitës?
Dritan Goxhaj: Të krijohet çfarëdo lloj tensioni. Ne kemi katër muaj që protestojmë dhe themi Rama në burg, Berisha në burg. Këtë kemi bërë këto muaj.







