Ballina Politika Miratohet në parim te Ligjet, propozimi i PS-së për hartën e re...

Miratohet në parim te Ligjet, propozimi i PS-së për hartën e re Territoriale

47
0

Pas diskutimeve të zhvilluara në komision, nisma mori 8 vota pro, të gjitha nga deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa 5 deputetë votuan kundër.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot në parim projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për hartën e re territoriale të vendit.

Votimi i sotëm i hap rrugë vijimit të procedurave parlamentare për ndryshimin e hartës territoriale, e cila pritet të shqyrtohet më tej përpara se të kalojë për votim në seancë plenare.

Reforma territoriale është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa ndryshimet e propozuara prekin organizimin dhe ndarjen administrative të territorit.

Projektligji pritet të vijojë tashmë rrugëtimin parlamentar pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve.