Mijëra pelegrinë ecën gjatë natës drejt Bazilikës së Zonjës së Luhanit në Argjentinë, në një nga pelegrinazhet më të mëdha katolike të vendit.
Këtë vit, prania e fotografive të Papa Leonit XIV i dha ngjarjes një rëndësi të veçantë për shumë prej pjesëmarrësve.
Që në orët e para të mëngjesit, turma të mëdha u rreshtuan për të hyrë në bazilikë, ndërsa shumë pelegrinë mbanin me vete imazhe të Virgjëreshës Mari.
Pas orëve të gjata në këmbë, disa prej tyre pushuan në dyshemenë e bazilikës, ndërsa të tjerë kishin këmbët të fashuara për shkak të lodhjes dhe ecjes së gjatë.
Ceremonitë fetare vijuan me bekimin e pelegrinëve me ujë të shenjtë dhe kremtimin e meshës nga priftërinjtë.
Për shumë prej pelegrinëve, vizita e pritshme e Papës e bëri pelegrinazhin e këtij viti më domethënës dhe i dha një tjetër dimension kësaj tradite fetare.







