Ballina Politika Studentë në protestë para universitetit, Rama anulon pjesëmarrjen në nisjen e vitit...

Studentë në protestë para universitetit, Rama anulon pjesëmarrjen në nisjen e vitit akademik në Durrës, u fut “në kurth” nga Blendi Klosi dhe Arkend Balla

34
0

Paralajmërimi se do të prisnin me protestë, detyroi kryeministrin Edi Rama të përballet me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Shefi i qeverisë kishte njoftuar se këtë të hënë do të merrte pjesë në nisjen e vitit akademik në Durrës, por vizita u anulua pasi në rrugën përballë universitetit qindra studentë nuk u futën në auditore duke pritur kryeministrin me protestës. Pavarësisht se për shpërndarjen e studentëve ndërhyri policia, Edi Rama refuzoi të shkonte në aktivititetin ku gjithçka ishte bërë gati për pjesëmarrjen etj.

Kryeministri Edi Rama kishte vendosur në krye të axhendës së kësaj të hëne, të vizitonte Durrësin në ditën e parë të nisjes së vitit akademik. Siç shihet nga pamjet, në oborrin e godinës së re të universitetit “Aleksandër Moisiu”, ishte shtruar tapet i kuq  për të pritur Kryeministrin. Dekorit dhe përgatitjes së skenës nuk i mungonin as kamerat për transetim live të aktiviteitt, karriget ku do të uleshin studentë dhe pedagog të përzgjedhur nga universiteti, ndërsa për sigurinë ishin marrë masa deri në vendosjen e punonjësve të gardës sipër godinës së universitetit.

Burime nga PS kanë bërë të ditur për bulevardnews se në situatën politike që është krijuar, deputeti më i votuar në Durrës, Arkend Balla dhe drejtuesi politik Blendi Klosi i kanë premtuar tapetin e kuq, po burime nga PS bejne te ditur se nuk ka pasur dijeni per organizim proteste, por kane qene vete studentet qe spontanisht jane mbledhur jo per te mos e pritur po ti thene hallet e tyre, duke marrë vesh pjesmarrjen e tij. Kjo gje i ka perjashtuar ata nga nje pjesmarrje e mundeshme, por duke ju kthyer në një situatë që ka agravuar pertej garancisë në një turp të kryeministrit që ka anuluar takimin.

Por teksa në oborrin e universitetit bëhej gati ambienti për pritjen e Kryeminisrit, qindra studentë qëndronin në rrugën mes dy godinave të këtij korpusi pasi kishin njoftuar se do të protestonin.  Studentët kanë qëndruar prej rreth dy orësh në rrugë, duke pritur ardhjen e Kryeministrit.

Në rrugën ku qëndronin studentët ishin organizuar forca të shumta policie, përfshi repartin e FNSH dhe Shqiponja, qe fillimisht ishin denoncuar nga kreu i PD se Durresit, Ardian Gashi. Por pavarësisht masave të sigurisë, Edi Rama, dukej i frikësuar nga protesta dhe zgjodhi të shmang përballjen me studentët, duke anulunuar pjesëmarrjen në ceremoninë e nisjes së universitetit në durrës.

Nga ana tjetër, studentët e Universitetit të Durrësit, që në ditën e parë të nisjes së vitit akademik, janë përballur me probleme të shumta, ku sfida kryesore është ajo e transportit dhe akomodimit, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve.

Nisja e këtij viti akademik, është shoqëruar me paqartësi dhe konfuzion të dhënash në lidhje me regjistrimet, degët që janë mbyllur apo rrezikojnë të mbyllen edhe në universitetin e Durrësit.