Ballina Aktualitet “Gratë me kancer nuk trajtohen dot, se mungojnë pajisje”/ Gazetari, me tone...

“Gratë me kancer nuk trajtohen dot, se mungojnë pajisje”/ Gazetari, me tone të ashpra nga protesta: Te Onkologjiku nuk ka ilaçe, spitalet janë shembulli më i qartë sesa vlen jeta juaj

50
0

Gazetari Osman Stafa në fjalën e tij në protestën e 129 tha se kjo qeveri është antikombëtare. Stafa tha se është skandaloze sesi kjo qeveri harxhon 500 milionë euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Ai theksoi se ndërsa bëhen shpenzime marramendëse për projekte korruptive, në Onkologjik nuk ka ilaçe dhe kjo është skandaloze.

Osman Stafa:

Te Onkologjiku nuk ka ilaçe. Spitalet janë shembulli më i qartë sesa vlen jeta juaj. Gratë me kancer nuk trajtohen dot, se mungojnë pajisjet.

Ata që nuk kanë para, do vdesin në Shqipëri. Kjo është alternativa që iu ka lënë qeveria shqiptare. Kanë premtuar se do sjellin petskanin, a thua se sëmundja pret.

Çfarë bëjnë? 500 milionë euro janë harxhuar për inceneratorët dhe spitalet janë pa ilaçe. Kjo është protestë për dinjitetin e shqiptarëve.