Ballina Kronika Orë 300 mijë euro dhe çanta me para, ja çfarë iu sekuestrua...

Orë 300 mijë euro dhe çanta me para, ja çfarë iu sekuestrua Ergys Agasit në makinën me ish-drejtorin e Policisë

102
0

Orë “Richard Mille”, 4 telefona iPhone, karta bankare dhe një çantë me shuma të konsiderueshme eurosh iu sekuestruan Ergys Agasit në momentin e arrestimit, teksa ndodhej në makinë me Uljan Shpatarakun. Ora e Agasit, sipas kërkimeve në internet kushton deri në 300 mijë euro.

Në çantën e Agasit u gjetën kartëmonedha të prerjeve 200, 50 dhe 20 euro, disa karta bankare të institucioneve financiare vendase dhe të huaja, si dhe leja e drejtimit. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën gjithashtu çelësa metalikë, një kontratë qiraje automjeti dhe dokumente të tjera.

Shpatarakut iu sekuestruan 400 euro, 4.200 lekë, një portofol “Alviero Martini” dhe një çantë “Hermes”, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij nuk u gjetën sende të kundërligjshme.