Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët në hyrje të Parlamentit, ku pritet të fillojë seanca për votimin e propozimit të PS, për ‘Reformën Territoriale’.
Sipas Berishës, ‘Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën’.
‘Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm. Deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë’, u shpreh Berisha.
Berisha: Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën.
Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm.
Deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.
Megjithatë ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe është i ndyrë duke bërtitur si i çmendur deputetëve të vet.







