Ballina Lifestyle Noemi Bocchi shpërthen në lot: Nuk jam më askush, vetëm partnerja e...

Noemi Bocchi shpërthen në lot: Nuk jam më askush, vetëm partnerja e Tottit

57
0

Debutimi i Noemi Bocchi-t në spektaklin e kërcimit “Ballando con le Stelle” nuk ishte thjesht një performancë në pistë. Partnerja e Francesco Tottit u përfshi nga emocionet dhe shpërtheu në lot, duke rrëfyer publikisht një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Bocchi pranoi se lidhja me ish-kapitenin legjendar të Romës ka ndikuar edhe në mënyrën se si ajo perceptohet nga të tjerët, deri në atë pikë sa ndihet sikur ka humbur identitetin e saj.

“Nuk ndihem më askush, vetëm partnerja e tij. Nuk ndihem ajo vajza që kishte jetën e saj, problemet, gjërat e bukura, fëmijët dhe angazhimet e veta. Asgjë. Vetëm partnerja e tij”, u shpreh ajo mes lotësh.

Gjatë rrëfimit, Bocchi preku edhe ndarjen e Tottit nga Ilary Blasi, duke theksuar se në një marrëdhënie përgjegjësitë janë të dyanshme. “Kur një çift ndahet, fajet janë gjithmonë 50 me 50”, tha ajo, ndërsa pranoi se i përjeton gjërat shumë më intensivisht se partneri i saj.

Pavarësisht emocioneve, nata përfundoi me një moment të bukur për Bocchi-n. Performanca e saj me Giovanni Pernice u prit me ovacione në këmbë. Mbështetja nuk mungoi as nga Milly Carlucci dhe Barbara D’Urso. Por një detaj të veçantë e zbuloi Ivan Zazzaroni: gjatë transmetimit, Totti i kishte dërguar një mesazh për ta mbështetur nga shtëpia, duke i dhënë votën maksimale.

Pas pesë vitesh lidhje me Tottin, Bocchi duket se e sheh “Ballando con le Stelle” si një mundësi për të dalë nga hija e partnerit dhe për të treguar se pas emrit të Tottit ekziston edhe një grua me historinë, emocionet dhe identitetin e saj.

“E vura veten në lojë. Në jetë duhet të dish ta bësh këtë, sepse deri tani nuk e kisha bërë. E kisha lënë veten mënjanë”, përfundoi ajo.