Ballina Aktualitet E turpshme/ Policia nuk merret me kriminelët, tërheq zvarrë një grua se...

E turpshme/ Policia nuk merret me kriminelët, tërheq zvarrë një grua se thirri: Rama ik! Shikoni pamjet

139
0

Narko policia vijon terrorin ndaj qytetarëve të cilët ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e tyre për të protestuar. 3 policë, dy burra dhe një grua police, kapin për krahu nga të dyja anët një grua rreth të 40-tave dhe e tërheqin me forcë s’i të ishte një kriminele.

Po pse?
Gruaja kishte dalë sot të protestonte kundër qeverisë së Edi Ramës, në ditën e 133-të të protestës.  Më pas ajo me një grup tjetër janë afruar tek koncerti që këngëtari Mateos Frroku po performonte në sheshin ‘Skënderbej”.Gjatë koncertit një grup qytetarësh kanë thirrur ‘Rama jepe dorëheqjen” . Duket që kjo thirrje ka bërë që tre policë besnikë të tregojnë ‘forcë’ ndaj gruas duke e arrestuar dhe tërhequr zvarrë. Ngjarja skandaloze bëhet edhe më e turpshme kur gruaja edhe pse thërret: Jam e sëmurë me zemër, policia nuk e lëshon por vijon ta tërheqë.