Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e 133-te kundër qeverisë. Qytetarët u grumbulluan si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.
Me postera dhe pankarta në duar, protestuesit u zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku bëjnë thirrje për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Për më shumë se katër muaj radhazi, protestuesit po ndajnë mesazhe drejtuar klasës politike shqiptare.







