Ballina Sport Courtois drejt rinovimit me Real Madridin, marrëveshja pritet deri në vitin 2028

Courtois drejt rinovimit me Real Madridin, marrëveshja pritet deri në vitin 2028

158
0

Portieri belg Thibaut Courtois ka arritur marrëveshje verbale me Real Madridin për vazhdimin e kontratës deri në verën e vitit 2028, raporton gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas raportimeve të publikuara të hënën nga Fabrizio Romano dhe Diario AS, më 12 tetor, palët kanë arritur një marrëveshje në parim, ndërsa nënshkrimi zyrtar pritet të bëhet në ditët në vijim.

Kontrata aktuale e 34-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2027.

Real Madridi e konsideron belgun një nga lojtarët kyç të skuadrës, falë paraqitjeve vendimtare dhe rëndësisë së tij në ndeshjet e mëdha.

Courtois iu bashkua klubit madrilen nga Chelsea në vitin 2018. Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar disa trofe të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve, ndërsa në finalen e vitit 2022 kundër Liverpoolit ishte vendimtar me pritjet e tij.

Ai u shpall lojtari i ndeshjes në atë finale.

Nëse marrëveshja zyrtarizohet, Real Madridi do ta ketë të siguruar portën me një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës edhe për sezonin 2027/28.