Policia ka arrestuar vëllain e Ilir Likës, 40 vjeçarit i cili mbeti i vrarë në një atentat të kryer më 9 korrik 2026, në Kurbin. Mësohet se Emanuel Lika kishte planifikuar të kryente vrasje për tu hakmarrë ndaj vëllasë së tij.
Policia e Lezhës informon se Emanuel Lika, i njohur dhe si Emanuel Gehard, alias Basha, alias Lika u kap në një automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” me një krehër me 16 fishekë.
Në kuadër të operacionit u parandalua një vrasje, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e shtetasit I. Gj. alias I. L. alias I. K. alias I. N., 40 vjeç, kryer më datë 09.07.2026, në Kurbin.
Po në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi E.(G.) B.(L.), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme (vëllai i 40-vjeçarit)
Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” me një krehër me 16 fishekë.
Ilir Lika alias Gjini u ekzekutua në lagjen “Erdogan” në Laç sapo kishte parkuar automjetin e tij dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Autori i dyshuar i vrasjes dyshohet se është Artur alias Emiljano Suti, i cili banonte në të njëjtën lagje ku banonte dhe viktima, por tani në arrati.
40-vjeçari Suti ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.







