Ballina Lifestyle Kylie Jenner protagoniste e serialit të ri thriller “Bachelorette Weekend”

Kylie Jenner protagoniste e serialit të ri thriller “Bachelorette Weekend”

90
0

Kylie Jenner do të jetë protagoniste dhe producente ekzekutive e serialit të ri thriller “Bachelorette Weekend”, që po zhvillohet për Hulu.

Sipas Deadline, ajo do të interpretojë një nuse, festa e beqarisë së së cilës përfundon në tragjedi, pasi gjendet e vrarë në një pishinë. Mikeshat e saj bëhen të dyshuarat kryesore, ndërsa historia zbulon misteret që fshihen pas ngjarjes.

Projekti bazohet në një roman të pabotuar të Flora Collins, ndërsa skenarin e ka shkruar Lauren Oliver. Në realizimin e tij është përfshirë edhe Kim Kardashian, e cila ia sugjeroi projektin motrës së saj.

Ky rol shënon një hap të rëndësishëm për Kylie Jenner, e cila po zgjeron karrierën përtej reality show-ve dhe biznesit të bukurisë, duke iu drejtuar aktrimit.