Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje.
Protesta e cila nisi rreth orës 14:00 dhe që zgjati mbi 8 orë u zhvillua për shkak të pakënaqësive të studentëve lidhur me kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë dhe problematikat sociale.
Gjatë tubimit, situata u përshkallëzua, ndërsa policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit.
Gjatë përplasjes u përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa pati edhe incidente apo edhe episode dhunë ndaj protestuesve.







