Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Një grup të rinjsh kanë shkulur nga vendi kangjellat metalike të vendosura në rrugë, ndërsa kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës së ministrisë.
Studentët kanë nisur aksionin e tyre që prej mëngjesit të sotëm, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar ndryshim dhe kanë bërë thirrje kundër qeverisë.
Si një ditë më parë, studentët kanë shkulur kangjellat e hekurit përpara godinës, ndërsa kanë goditur edhe derën e godinës, përfshirë edhe mjetet piroteknike. Ndërkohë, forcat policore janë rreshtuar pas derës së Ministrisë.







