Ballina Aktualitet Hita falenderon policinë për profesionalizëm…studentja në gjendje të rënd, policia e qëlloi...

Hita falenderon policinë për profesionalizëm…studentja në gjendje të rënd, policia e qëlloi me bombulën e gazit në kokë

132
0

Një studente është në gjendje të rëndë sepse është qëlluar nga policia me bombulën e gazit në kokë. Sulmi ka ndodhur tek rruga e Elbasanit.

Siç edhe shikohet në pamje e SYRI-t, e reja është shtrirë në tokë, pasi gjendja e saj ka qenë e rëndë. Protestuesit i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas kanë kërkuar ndihmë.

Përdorimi masiv dhe i pakontrolluar i gazit lotsjellës nga forcat e policisë ka shkaktuar një tjetër incident të rëndë me pasojë lëndimin e qytetarëve.

Një e re pjesëmarrëse në protestë është goditur drejtpërdrejt nga një fishek/predhë gazi lotsjellës i lëshuar nga efektivët e rendit. E reja është shfaqur me plagë të rënda dhe të gjakosur në pjesën e fytyrës.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mjekimin e plagëve të shkaktuara.

Ky rast shton më tej shqetësimet për përdorimin disproporcional të forcës dhe mjeteve kimike ndaj protestuesve gjatë ditës së sotme.