Ballina Aktualitet A do të kërkohet autorizim nga Kuvendi për arrestimin e ish-ministres? Xhaçka...

A do të kërkohet autorizim nga Kuvendi për arrestimin e ish-ministres? Xhaçka dhe burri i saj zyrtarisht nën hetim nga SPAK/ Dyshimet, si i pastronte paratë përmes Artan Gaçit si investitor strategjik!

117
0

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, merret nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të hetimeve ku është përfshirë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi.

Të tjera detaje zbardhen nga vendimi i SPAK në lidhje me nisjen zyrtarisht të hetimeve për ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Lajmi konfirmohet ekzkluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala.

“Ish-ministrja e Mbrojtjes, deputetja e PS-së, Xhaçka, akuzohet për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Më 14 tetor, në prani të avokatit, iu njoh pozita e re përballë ligjit. Ajo ishte në këtë institucion pak minuta pasi doli prej aty bashkëshorti i saj, Artan Gaçi. Dy prokurorët e çështjes, Ols dado dhe Altin Dumani kanë arritur që të sigurojnë prova që rëndojnë pozitën e Xhaçkës. Edhe zotit Gaçi i është komunikuar se është zyrtarisht nën hetim. Bëhet fjalë për disa informacione të ardhur nga letërporisia nga një shtet i BE dhe sipas dyshimeve Xhaçka dhe burri i saj, akuzohen si të përfshirë në vepra të korrupsionit, në raport me persona të tretë, dhe më pas përmes kompanive të Artan Gaçit dyshohet se është bërë pastrim parash. Gaçi, mban statusin e investitorit strategjik. Ai po ndërton përmes kompanive të tij një resort luksoz, mbi një pronë ku rezulton se i janë falsifikuar dokumente. Xhaçka pas ministres së Mbrojtjes, ka mbajtur dhe postin e ministres së Jashtme, aktualisht deputete e PS. Në kuadër të këtij veprimi, janë bërë një sërë veprimesh, që nga marrja e llogarive bankare apo dokumenteve dhe veprimeve me të tretët. Mbetet për t’u parë qëndrimi i prokurorëve, nëse do të ketë një kërkesë për autorizim drejtuar Kuvendit të Shqipërisë apo do të hetohet në gjendje të lirë. Kjo është një çështje kryesore që kanë në duar prokurorët e SPAK për pastrim parash”, tha Lala.