Ballina Sport Luis Enrique: Ousmane Dembele ishte në shkollën më të mirë të futbollit...

Luis Enrique: Ousmane Dembele ishte në shkollën më të mirë të futbollit te Barcelona

40
0

Ousmane Dembele është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në botë. Ardhja e tij te PSG-ja, i ndryshoi jetën ku po ashtu fitoi edhe “Topin e Artë”, diçka që se bëri sa ishte në klubet tjera.

Për të thurri elozhe edhe trajneri i tij, Luis Enrique i cili i dha meritat ish-klubit të tyre, Barcelonës duke thënë se çdo lojtar që vjen nga “Blaugranat” i përshtatet mënyrës së tij.

Ousmane Dembélé ishte në shkollën më të mirë të futbollit te Barcelona. Ai tashmë di gjithçka!”.

“Një lojtar që vjen nga Barcelona përshtatet me atë që më pëlqen në futboll, ai e kupton në mënyrë të përkryer”, u shpreh Enrique.

Këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe 6 asistime në 9 paraqitje për kampionët e Evropës, teksa po përgatitet që të përballet me ish-skuadrën e tij këtë të martë.