Ballina Aktualitet ‘Dorëheqja e Ramës, e vetmja zgjidhje’/ Demiraj: Dhunë si kjo kemi parë...

‘Dorëheqja e Ramës, e vetmja zgjidhje’/ Demiraj: Dhunë si kjo kemi parë vetëm në Iran!

47
0

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i konsideroi e konsideroi si skandaloze dhunën e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve para Kryeministrisë. I ftuar në një emision televiziv, Demiraj vë në dukje se skena ku polici godet në kokë protestuesit i kemi parë vetëm në Iran dhe vende të Lindjes së Mesme.

“Dhuna jo proporcionale kundër gjimnazistëve dhe studentëve, goditjes që janë skandaloze, policët po shfaqen përpara kamerave dhe celularëve, duke goditur në kokë protestuesit, pamje që i kemi parë vetëm në Iran dhe Lindjen e Mesme, krejtësisht jo profesionale, dhe kjo tregon nga njëra anë nivelin e dobët të stërvitjes, dhe mënyrën si vepron një polici që ka për detyrë sigurimin e rendit publik, jo mbrojtjen e regjimit të Ramës. Policia duhet t’i vërë gishtin kokës! Emrat e tyre po regjistrohen, do të vijë një moment që do të përballen me ligjin”.

Sipas Demirajt e vetmja zgjidhje për krizën është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e cilëson si kryetarin e sektit të “Rilindjes”.

“S’ka zgjidhje tjetër, i bëj thirrje kryetarit të sektit të Rilindjes, Edi Rama, të japë dorëheqjen, sepse sa më shumë, sa më gjatë që do qëndrojë në pushtet, aq më shumë do ta përshkallëzojë këtë krizë, dhe fati i tij do të jetë një fat i cili do të jetë i dhimbshëm”.