Një edukatore në një kopsht shtetëror në Fier është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë 4-vjeçar. Por nën hetim ka përfunduar edhe nëna e të miturit, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.
Policia ka vënë nën hetim edukatoren E. P., 44 vjeçe, si dhe nënën e fëmijës, E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier.
Sipas policisë, 44-vjeçarja dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën në ambientet e kopshtit shtetëror, ndërsa 29-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier, pasi 44-vjeçarja, edukatore në një kopsht shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores”







