Ballina Aktualitet ‘Kryeministri kërcënoi studentët dhe mësuesit’/ Mjeku Ermal Pashaj: Ata që s’dinë të...

‘Kryeministri kërcënoi studentët dhe mësuesit’/ Mjeku Ermal Pashaj: Ata që s’dinë të thonë 7 fjalë, Rama i ka në Parlament!

51
0

Ndërsa rrugët e kryeqytetit po përballen me ndjekje e përplasje të vazhdueshme, mjeku dhe pedagogu Ermal Pashaj, i ftuar në një emision televiziv, ka lëshuar akuza të fortë ndaj mënyrës se si po menaxhohet reagimi qytetar.

Pedagogu dënoi hapur kërcënimet e pushtetit ndaj arsimtarëve dhe të rinjve, si dhe keqpërdorimin e forcave të policisë për t’u vënë nga pas protestuesve në çdo rrugicë të Tiranës.

“Kryeministri Rama kërcënoi studentët dhe mësuesit?! Çfarë është kjo narrativë?! Nuk e kuptoj ndjekjen këmba-këmbës të protestuesve nga policia!

Gjithë shteti drejtohet nga një person i vetëm, Rama. Ne si pedagogë protestuam në mbështetje të studentëve. Ata që nuk dinë të thonë 7 fjalë që përmend Rama, Rama i ka në Parlament. Për Ramën pushteti është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër”, u shpreh Pashaj mes të tjerash.