Avokati Kreshnik Myftari, i ftuar në një studio televizive, evidenton si kryeministri Edi Rama po ndryshon qëndrimin për masat e sigurimit në varësi të interesave politike.
Prej tre muajsh Rama ka kërkuar që të mos aplikohen masa sigurimi, ndërsa tani, kur i rrezikohet pushteti, shprehet në favor të masës së arrestit me burg.
Ka tre muaj që thotë mos aplikoni masa sigurimi. Ndryshimet në kodin e procedurës penale po bëhen apostafat për të ndaluar masat e sigurimit. Sot që i rrezikohet pushteti thotë me masa sigurimi arrest me burg.
Bëri vendim unifikues që të mos aplikohet arrestim me burg mesa duket për të shpëtuar bashkëpunëtorët e vet.







