Ballina Aktualitet Rama i vendosi për dialog, pedagogët dhe të rinjtë heqin karriget nga...

Rama i vendosi për dialog, pedagogët dhe të rinjtë heqin karriget nga Kryeministria: Refuzojmë dialogun! Lironi studentët

43
0

Pedagogët dhe të rinjtë që janë pjesë e protestës në Tiranë kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë, në shenjë kundërshtimi ndaj thirrjeve për dialog të Edi Ramës.

Me këtë veprim, protestuesit kanë përcjellë mesazhin se refuzojnë dialogun e propozuar, ndërsa kanë kërkuar lirimin e studentëve të ndaluar gjatë protestave.

“Refuzojmë dialogun! Lironi studentët!”, “Pa dorëheqje, nuk ndalojmë!”, këto kanë qenë thirrjet e protestuesve poshtë zyrës së Ramës.