Ballina Aktualitet Tensione para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me efektivët, policia i spërkat me ujë

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me efektivët, policia i spërkat me ujë

40
0

Tensionet janë shtuar para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë ngritur duart përballë autobotëve të policisë, ndërsa këta të fundit kanë hedhur ujë në drejtim të tyre për t’i shpërndarë.

Pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u larguar nga zona, protestuesit kanë qëndruar përballë forcave të rendit, duke ngritur duart në shenjë reagimi.

Ndërkohë, autobotët kanë vijuar të hedhin ujë drejt turmës, në përpjekje për të larguar protestuesit nga godina e Kryeministrisë.

Policia ka qelluar me spraj në fytyre dhe ka dhunuar nje grup vajzash që kane bere rezistence per të mos u larguar nga sheshi.