Ballina Aktualitet U arrestuan nga mercenarët e Ramës, 28 protestues në Gjykatë, të...

U arrestuan nga mercenarët e Ramës, 28 protestues në Gjykatë, të gjithë lirohen

45
0

Përmes një reagimi në facebook, Eda Grimçi, një prej anëtarëve të grupit të avokatëve PD-së informon se janë përfaqësuar sot në gjykatë 28 protestues, të cilët të gjithë janë lënë të lirë dhe.

Grimçi shton se juristët e PD-së do të vijojnë të mbështesin protestuesit e arrestuar nga mercenarët e Ramës dhe se çdo rast dhune dhe çdo arrestim i paligjshëm do të denoncohet dhe do të ndiqet deri në fund, për të kërkuar përgjegjësi individuale dhe institucionale.

“Në emër të grupit të avokatëve të Partisë Demokratike, ju informojmë se, sipas raportimeve të kolegëve, kemi përfaqësuar sot në gjykatë 28 protestues, të cilët janë të gjithë në liri, me masën “detyrim për t’u paraqitur” ose pa masë sigurimi duke konstatuar në disa araste arrestime të paligjshme nga dhunuesit me uniforme!

Asnjë protestues nuk është vetëm! Secili ka mbështetjen tonë të plotë, me përfaqësim, mbrojtje dhe asistencë juridike falas, në çdo fazë të procesit.
Çdo rast dhune dhe çdo arrestim i paligjshëm do të denoncohet dhe do të ndiqet deri në fund, për të kërkuar përgjegjësi individuale dhe institucionale. Përballë abuzimeve të narkopolicisë, ne do të jemi në krah të çdo qytetari.

Loti i çdo nëne, i shkaktuar nga dhuna apo arrestimi i paligjshëm i fëmijës së saj, do të kthehet në kërkesë të palëkundur për drejtësi. Kush ka shkelur ligjin, do të përballet me të!”