Ballina Sport ​Carrick kërkon falje pas turpërimit nga Como dhe zbulon të ardhmen

​Carrick kërkon falje pas turpërimit nga Como dhe zbulon të ardhmen

53
0

Manchester United pësoi një humbje të rëndë 4:1 ndaj Comos në stadiumin Sinigaglia, në kuadër të javës së tretë të fazës së Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri Michael Carrick e cilësoi paraqitjen e ekipit të tij si të papranueshme.

Pas ndeshjes, Carrick foli për Sky Sport, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin dhe duke kërkuar falje ndaj tifozëve të klubit anglez.

“Marr 100% përgjegjësi për performancën e ekipit. Jam këtu për t’u kërkuar falje tifozëve: performanca ishte e papranueshme”, deklaroi Carrick.

Ndërkohë, e ardhmja e trajnerit në krye të Manchester Unitedit mbetet në pikëpyetje, pas kësaj humbjeje të thellë.

“E ardhmja? Nuk e di çfarë do të ndodhë, por unë nuk jam qendra e situatës. Gjëja e rëndësishme është klubi, dhe ne nuk kemi jetuar sipas asaj që ai përfaqëson.”, tha Carrick.