Ballina Kuriozitete 2.000 vjet histori, 34.3 milionë dollarë! Trupi prej mermeri i perandorit romak...

2.000 vjet histori, 34.3 milionë dollarë! Trupi prej mermeri i perandorit romak thyen rekordin në ankand

44
0

Një trup prej mermeri i një perandori romak, rreth 2.000 vjeçar, është shitur në ankand në Nju-Jork për një shumë rekord prej 34,3 milionë dollarësh, njoftoi të enjten shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Sipas saj, kjo shumë ishte rreth tri herë më e lartë se vlerësimi paraprak dhe çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë në ankand për një objekt antik romak.

Pesë ofertues konkurruan për gati një çerek ore, njoftoi shtëpia e ankandeve. Fillimisht, ajo nuk bëri të ditur se kush e fitoi ankandin.

“Ky trup prej mermeri daton nga shekulli i parë pas Krishtit, në ditët e para të Perandorisë Romake”, shkroi Sotheby’s në X. “Me gdhendjet e tij të jashtëzakonshme dhe përmasat imponuese, ky trup do të kishte përcjellë epërsinë e Romës te të gjithë ata që do ta kishin parë 2.000 vjet më parë.“