Ballina Opinion Protestat studentore  në Shqipëri meritojnë  Çmimin Nobel për Paqe

Protestat studentore  në Shqipëri meritojnë  Çmimin Nobel për Paqe

40
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Për 135 ditë me radhë rinia patriotike protestoi paqësisht  për liritë dhe të drejtat qytetare, për patriotizmin,  demokracinë, për shtetin ligjor , për dinjitetin, për antikrizën , për antikorrupsinin dhe më kryesorja që e dalloi këtë Lëvizje rinore dhe qytetare ishte disiplina,kultura  dhe edukata e lartë qytetare, ishte karakteri i një rezistence paqësore , por këmbëngulëse e një morali e dinjiteti shëmbullor edhe për botën demokratike.

NJË REZISTENCË PAQËSORE PËR TË  VËRTETËN , PËR DREJTËSINË, PËR MORALIN , PËR PATRIOTIZMIN, PËR ANTIKORRUPSIONIN ,ANTIKRIMIN ,KUNDËR AUTOKRACISË, KUNDËR ESTABLISHMENTIT POLITIK, INTELEKTUAL, MEDIATIK ETJ., KUNDËR “APARTEIDIT” SEPSE TË RINJTË SHQIPTARË NDJEHESHIN TË PËRJASHTUAR NGA LIRIA PËR TË MARRË TË DREJTËN E MERITOKRACISË, DHUNTISË DHE NDJEHESHIN DHE NËN PRESION  DHE NËN IMPONIMIN E POLITIKËS E PUSHTETIT PËR T’U LARGUAR NGA SHQIPËRIA.

Është për t’u habitur fakti se si BE mbajti një qëndrim kaq indiferent ndaj këtyre protestave; dhe si shpjegohet ky indiferentizëm i saj , kur kauzat e këtyre protestave përputheshin plotësisht me vlerat demokratike perendimore, dhe filloi një reagim që deri sot është shumë i vakët , dhe ky reagim i plogësht i tyre erdhi vetëm kur shpërtheu dhuna shtetërore kundër tyre.

Pra, duke u nisur nga këto fakte këto protesta rinore model paqësor reziztence në emër të vlerave më të larta njerëzore, qytetare, patriotike e demokratike, këto protesta do të meritonin ÇMIMIN NOBËL TË PAQES, kundër fyerjeve, talljeve,injrancës  dhe arrogancës së pushtetit ,i cili pas këtyre protestave paqësore përdori dhunën, terrorin  dhe përndjekjen tipike të një  regjimi policor ndaj rinisë studentore. PROTESTAT RINORE NË SHQIPËRI KANË MARRË MBËSHTETJE DHE PËKRAH TYRE PO PROTESTOJNË EDHE ELITA INTELEKTUALE E PROFESORËVE DHE E AKADEMIKËVE TË CILËT DUKE PARË DHUNËN DHE TERRORIN E REGJIMIT, ATA TASHMË PREJ DITËSH JANË VËNË NË MBËSHTETJE TË STUDENTËVE, DHE MËSIMI ËSHTË BOJKOTUAR DERI NË PLOTËSIMIN E KUSHTEVE DHE TË KËRKESAVE TË STUDENTËVE. PRANDAJ DUHET NDËRMARRË NJË NISMË NGA INTELEKTUALË DHE AKADEMIKË SHQIPTARË QË KËTYRE PROTESTAVE T’U JEPET ÇMIMI NOBËL PËR PAQE.