Ballina Politika Rama kërcënoi protestuesit me bllokimin e rrugës drejt BE-së, eurodeputetja: Pretendim i...

Rama kërcënoi protestuesit me bllokimin e rrugës drejt BE-së, eurodeputetja: Pretendim i rremë, mos u dekurajoni! Vijoni protestat paqësore

46
0
Screenshot

Eurodeputetja Anna Strolenberg, ka reaguar lidhur me kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve që protestojnë se do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian.

Përmes një mesazhi, eurodeputetja i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos dekurajohen nga ushtrimi i së drejtës për tubim.

“Më është thënë se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i RREMË!”,deklaron Strolenberg.

Ajo thekson se qytetarët nuk duhet të lejojnë që pretendime të tilla t’i pengojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

“Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për tubim paqësor. E di që këto janë kohë të vështira dhe shqetësuese. Ruani veten!”, përfundon eurodeputetja.

Rama kërcënoi protestuesit me bllokimin e rrugës drejt