Ballina Sport Shqetësim i madh te Bayerni, Kompany dërgohet me urgjencë në spital

Shqetësim i madh te Bayerni, Kompany dërgohet me urgjencë në spital

55
0

Vincent Kompany është dërguar të premten me autoambulancë në një spital në Munih.

Sipas raportimeve të fundit, trajneri i Bayern Munih, Vincent Kompany, është dërguar me urgjencë në spital privat, për shkak të dhimbjeve të forta në këmbë.

Shqetësimet kishin filluar që para ndeshjes me Arsenalin, ndërsa me kalimin e ditëve, ka filluar që të marrë përmasa shqetësuese.

Bëhet fjalë për virus, ndërsa ende nuk është përcaktuar se cila është diagnoza konkrete.

Përsa i takon ekipit të Bayern Munich, “rekordmenët” e Gjermanisë ende nuk janë në formën që prezantuan sezonin e kaluar, teksa ndajnë kreun me Borussia Dortmund në Bundesligë dhe mbajnë vendin e 14-të në renditjen e përgjithshme të Champions League, faza e grupeve.