Ballina Rajoni Radhë të gjata në qendrat e votimit/ Pjesëmarrja në Serbi dyfishohet krahasuar...

Radhë të gjata në qendrat e votimit/ Pjesëmarrja në Serbi dyfishohet krahasuar me 2023

52
0

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është më shumë se dyfishi i asaj të regjistruar në zgjedhjet e vitit 2023.

Sipas vlerësimeve të para të IPSOS dhe CeSID, deri në orën 09:00 kishin votuar 12% e zgjedhësve, krahasuar me 5.3% në të njëjtën orë në vitin 2023.

Dita e zgjedhjeve ka nisur me radhë të gjata përpara qendrave të votimit.

Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijeviç, tha se të gjitha qendrat u hapën në kohë, megjithëse në disa prej tyre pati vonesa të vogla për shkak të numrit të madh të votuesve dhe përgatitjeve për procesin. Ai u uroi qytetarëve një ditë zgjedhore “të suksesshme dhe paqësore”.