Harry Styles dhe Zoe Kravitz kanë dëshmuar se janë në harmoni edhe sa i përket stilit të veshjes, teksa u shfaqën me kombinime të ngjashme gjatë daljeve të tyre të ndara në New York, gjatë fundjavës.
Edhe pse nuk ishin bashkë, këngëtari 32-vjeçar dhe regjisorja 37-vjeçare tërhoqën vëmendjen me veshjet e tyre të përshtatshme për sezonin e vjeshtës, të shtunën, shkruan Daily Mail.
Styles kishte zgjedhur një xhaketë bomber ngjyrë bezhë me kapuç të zi, të cilën e kishte kombinuar me syze të zeza dielli dhe një kapelë sportive gri me pamje të zbehur.
Ndërkohë, Kravitz kishte zgjedhur një stil të ngjashëm, duke veshur një xhaketë gri të errët, shall të bardhë, syze të zeza dielli dhe një kapelë me mbishkrimin “Boy Next Door”.
Kjo paraqitje vjen pasi ish-anëtari i grupit “One Direction” mori një kërkimfalje publike nga një person që kërkonte autografe, me të cilin kishte pasur një debat të tensionuar javën e kaluar në New York.
Personi, i quajtur Giovanni, publikoi të premten një deklaratë në Instagram, ku mori përgjegjësinë e plotë për incidentin, pasi Styles ishte parë dukshëm i nervozuar gjatë përballjes së tyre.







