Ballina Aktualitet Protestat në Tiranë ndikojnë turizmin në Gjirokastër, operatorët raportojnë anulime rezervimesh nga...

Protestat në Tiranë ndikojnë turizmin në Gjirokastër, operatorët raportojnë anulime rezervimesh nga turistët e huaj

50
0

Edhe në ditët e fundit të sezonit turistik, situata që ka krijuar protesta e studentëve në Tiranë ka dhënë ndikimet e veta të para edhe në fushën e turizmit, edhe qindra kilometra larg, në Gjirokastër.

Kryetari i dhomës së tregtisë, si dhe kryetar i shoqatës së hotelierëve në qytetin e UNESCO-s, konfirmojnë anulime, më së shumti nga vizitorë vendas.

Ndërkohë, edhe pse pararezervimet për vitin 2027 janë në nivele të kënaqshme, administratorët e hoteleve shprehen të pasigurt nëse do të konfirmohen, nëse situata do të vijojë e tillë për një kohë të gjatë.