Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë drejtuesit e automjeteve, duke deklaruar se qeveria e drejtuar prej tij ka miratuar një paketë masash lehtësuese, e cila parashikon për herë të parë heqjen e Taksë së Qarkullimit të automjeteve.
“Do të heqim Taksën e Qarkullimit dhe do ta mbledhim duke e vendosur te makina, përmes Drejtorisë së Transportit Rrugor”, u shpreh kryeministri, në një dalje të jashtëzakonshme për mediat.
Ai theksoi se “çmimi do të ulet menjëherë në 32 lekë direkt në pompë”, duke ju përgjigjur një kërkese të kahershme të drejtuesve të automjeteve, si një masë që do të reflektojë direkt uljen e çmimit të naftës në 32 lekë për litër.
Praktikisht, nëse çmimi i naftës është 220 lekë për litër, me heqjen e Taksës së Qarkullimit, ai do të zbresë automatikisht në 188 lekë për litër. Vjelja e taksës do të bëhet përmes pagesës vjetore të taksave të automjetit.
“Do të vendosim taksë qarkullimi për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”, u shpreh kryeministri Edi Rama, por nuk sqaroi më tepër nëse kjo taksë do të prekë edhe makinat elektrike.







