Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse dyshohet se ka shpërthyer në oborrin e banesës së shtetasit Sokol Ndreu, rreth 56 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete që ishin të parkuara në oborrin e banesës. Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar.
Policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet dhe autorët e mundshëm.







