Ballina Aktualitet Ergys Agasi rrihet për vdekje nga dy tropojanë të dënuar me burgim...

Ergys Agasi rrihet për vdekje nga dy tropojanë të dënuar me burgim të përjetshëm, u kërcënua të qepë gojën, nga vrasja e Ervis Martinajt te pisllëqet me Edi Ramën

401
0

Ergys Agasi di shumë, ndoshta më shumë se çdo kush tjetër në prapaskenat e këtij pushteti, ndaj goditja e tij brenda murit të burgut ishte thjesht çështje kohe. Gazeta “SOT” ka mësuar se njeriu i konsideruar për vite me radhë si eminenca gri e Edi Ramës dhe ura e tij më e besuar me botën e krimit, është rrahur e masakruar barbarisht brenda në qeli nga dy të dënuar me burgim të përjetshëm me origjinë nga Tropoja. Burime konfidenciale bëjnë me dije se dhunimi i tij brutal nuk ishte një sherr i zakonshëm mes të dënuarish apo një përplasje e çfarëdoshme e çastit, por një goditje e pastër me porosi mafioze me urdhër të prerë për t’i mbyllur gojën përgjithmonë. Sulmuesit e masakruan fizikisht duke i lënë vetëm gjuhën pa i prerë, si një paralajmërim të përgjakshëm e të drejtpërdrejtë se nëse flet, dëshmon apo nxjerr sekretet e mëdha që zotëron, herën tjetër do t’ia presin edhe atë.

Kjo ngjarje tronditëse dyshohet se shpjegon edhe aksionin e papritur të mëngjesit të djeshëm në paraburgimin e Bradasheshit ku papritur, forcat speciale të Policisë së Burgjeve zbarkuan papritur në ambientet e këtij institucioni. Ndërsa shumë nga “banorët” e qelive menduan se bëhej fjalë për një kontroll të zakonshëm në kërkim të sendeve të paligjshme, efektivët e DAP-it kishin vetëm një objektiv të vetëm: Ergys Agasin. Atij i është komunikuar urdhri i transferimit të menjëhershëm. Në katin e parë të paraburgimit ka pasur debate të forta e tensione verbal mes tij dhe efektivëve, pasi Agasi këmbëngulte me ngulm të njihej më parë me dokumentin zyrtar dhe destinacionin se ku po e dërgonin. Në mesditë, ai mbërriti nën masa të rrepta sigurie në burgun e Fierit.