Ballina Kronika Zjarr i madh pranë Mamurrasit, flakët përfshijnë magazinën me sasi të konsiderueshme...

Zjarr i madh pranë Mamurrasit, flakët përfshijnë magazinën me sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

124
0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.